Lionel Messi po vazhdon edhe më tutje të jetë në qendër të vëmendjes.
Lojtarët e Manchester Cityt nuk kanë diskutuar për mundësinë e transferimit të Lionel Messit në ‘Etihad Stadium’, ka deklaruar Eric Garcia.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, i ka paraqitur kërkesë Barcelonës për t’u larguar, me Manchester Cityn e përmendur si destinacionin e tij më të mundshëm.
Mes lojtarit dhe Barcelonës, ka një konflikt, me Messin që po kërkon të largohet falas, ndërsa katalanët duan respektimin e kontratës.
“Te Manchester City ne nuk kemi folur për ardhjen e Messit, por të gjithë do të donin të kishin Messin në skuadër”, ka deklaruar Eric Garcia, mbrojtësi spanjoll i skuadrës angleze.
“Në çështjen e Messit, është diçka mes klubeve, dhe unë nuk mund të përfshihem”.
“Jam duke dashur të evitojë pyetjen nëse ai do të ishte një transferim i mirë për Manchester Cityn, sepse ai është një lojtar i Barcelonës dhe nuk dua të komentojë për atë”.