Manchester City në telashe, po largohet edhe një lojtar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Manchester City në telashe, po largohet edhe një lojtar

12:51 | 31 Maj 2019

Duket se po vazhdojnë edhe më tej problemet për skuadrën e Manchester Cityt.

City po përballet me largime të shumta nga reparti i qendrës së mbrojtjes.

Sipas ‘O Jogo’, është Eliaquim Mangala ai i cili gjatë verës me gjasë do të kthehet tek Porto, transmeton lajmi.

28 vjeçari kaloi pesë vite në ‘Etihad Stadium’, por karrierën e lojtarit e penguan lëndimet e shumta.

Mangala nuk ka regjistruar asnjë paraqitje me skuadrën e parë të Manchester City gjatë kampanjës 2018/2019.

Lojtari tashmë synon kthimin në Portugali, tek skuadra e Portos, dhe kështu mund të bëhet lojtari i dytë pas Kompany që largohet nga City, nga reparti i njëjtë.

Me siguri se kjo lëvizje do ta obligojë Manchester Cityn që të interesohet për një qendër mbrojtës.

Komento: