Manchester City në telashe të mëdha?

09:48 | 24 Mars 2019

Duket se Manchester City po përballet me disa probleme.

Hetimet e UEFA në financat e Manchester City janë duke komplikuar situatën për skuadrën angleze.

Planet e ‘Citizens’ për Ilkay Gundogan mund të mos realizohen si pasojë e këtyre hetimeve.

Skuadra e Pep Guardiola është duke u hetuar për shkeljen e rregullave të Fair Play Financiar.

Skuadra planifikonte që t’i ofronte një kontratë të majme Gundogan, kontrata e së cilit skadon verën e ardhshme, por kjo gjë mund të mos ndodh pas hetimeve nga UEFA.

Kujtojmë se mesfushori i kombëtares gjermane ka thënë se është i hapur për largim, pasi gjithmonë dëshiron sfida të reja.

Komento: