City e nis edhe një ofanzivë për Paquetan, e përgatit një ofertë të re për të.
Manchester City është duke e përgatitur një ofertë të re për Lucas Paquetan.
“Citizens” do t’i avancojnë bisedimet me West Ham Unitedin në ditët në vazhdim, njoftojnë mediat britanike, përcjell Gazeta Express.
Oferta e parë prej afro 80 milionë eurosh e kampionëve të Anglisë dhe të Evropës ishte refuzuar nga klubi londinez, i cili i kërkon 100 milionë euro për futbollistin brazilian.
Por, palët mund të merren vesh për 90 milionë euro, ndërsa ish-futbollisti i Milanit dhe i Lyonit mund të përfundojë në “Etihad Stadium”.
Përfaqësuesi brazilian thuhet se ka arritur marrëveshje personale me “Qytetarët” dhe mezi pret të punojë nën urdhrat e trajnerit Pep Guardiola.
Ky i fundit është admirues i lojës që e shfaq mesfushori luftarak në mesin e fushës, ku City mbeti pa të larguarit Ilkay Gundogan dhe Riyad Mahrez, derisa nuk dihet nëse rrugën e tyre të largimit do ta ndjekë edhe Bernardo Silva apo jo.
Kampionët e Premierligës ndërkohë e kanë marrë Mateo Kovacicin e Chelseat.