Duket se Manchester City do të përballet me një largim.
Leroy Sane është i përkushtuar për t’u larguar nga Manchester City për të shkuar në Bayern Munich
Sipas Kicker, Sane nuk dëshiron që ta vazhdojë kontratën e tij me kampionët e Premier Ligës, e cila kontratë skadon në verën e vitit 2021.
Në të njëjtën kohë, Bayern mund të transferojë dy Sane këtë verë pasi që kampionët e Bundesligas janë të interesuar për ta transferuar vëllain e vogël të sulmuesit anësor të City, Sidin.
Sidi luan për skuadrën e të rinjve të Schalkes, raporton Kicker.