Man City prezanton fanellën e parë për sezonin 2023/24, frymëzim nga sezoni i parë në Etihad.
Kampioni i Ligës Premier, Manchester City ka zbuluar fanellën e parë për sezonin e ardhshëm 2023/24 dhe është thjeshtë shumë e bukur dhe me shumë domethënie.
Duke festuar 20-vjetorin e lëvizjes historike të klubit në stadiumin Etihad, kompania Puma zbuloi një fanellë të jashtëzakonshme të Cityt për sezonin e ri 2023/24.
Me këtë fanellë, City dhe Puma i nderojnë tiparet ikonike të stadiumit dhe fanella vjen e frymëzuar nga ajo e veshur gjatë sezonit të parë në terrenin e ri.
Lëvizja e vitit 2003 shënoi fillimin e një epoke të re për klubin – e përcaktuar nga rekorde të reja, legjenda të reja dhe momente madhështie.
Fanella e parë e Cityt për sezonin 2023/24 është një testament i kësaj trashëgimie, duke festuar stadiumin Etihad dhe të gjithë ata që e quajnë atë si shtëpi.
Vetë kompleti i fanellave vjen në ngjyrën klasike të Cityt, Sky Blue, që të gjithë e njohim dhe e duam.
Detajet që vijnë nga pjesa e përparme e fanellës janë frymëzuar nga arkitektura unike e stadiumit – në veçanti, katër kullat gjigante të dukshme nga pjesa e jashtme e stadiumit që formojnë vija apo shirita në fanellë.
Në pjesën e pasme të qafës, shfaqet kodi postar i stadiumit dhe pjesa e përparme e fanellës merr një jakë të përditësuar me qafë V, frymëzuar nga fanella e parë e veshur në stadiumin e ri në sezonin 2003/04.
Fanella e Cityt për sezoni 2023/24 është në dispozicion për t’u blerë tani nga Puma dhe dyqani zyrtar i klubit.