Manchester City “shkatërron” Southamptonin

18:02 | 08 October 2022

Man City shkatërron Southamptonin, Haaland është treguar fantastik.

Manchester City e ka mposhtur Southamptonin, me rezultat të thellë 4-0, në kuadër të javës së nëntë në Premier League.

Serinë e golave e nisi Joao Cancelo, në minutën e 20’, derisa Phil Foden e dyfishoi epërsinë e qytetarëve. Me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Riyad Mahrez, e shënoi golin e tretë, në minutën e 49’, teksa i pandalashmi, Erling Haaland realizoi në minutën e 65’.

City pas fitores kalon në vendine parë, me 23 pikë, pas nëntë ndeshjeve.

Komento: