Manchester City ia vazhdon kontratën Walkerit.
Kyle Ëalker ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Cityn, duke e vazhduar aktualen për dy vite, ku do të përfitojë rreth 150 mijë funte.
29 vjeçari ishte transferuar te Manchester City në verën e vitit 2019 nga Tottenham Hotspur, për 55 milionë euro.
Skuadra e Pep Guardiolas dëshiron të mbrojë titullin e Premierligës, dhe ka vendosur t’u vazhdojë kontratat lojtarëve kryesor.
Ëalker për krahun e djathtë këtë sezon do të ketë një konkurrencë të fort, pasi Manchester City janë pranë finalizimit të marrëveshjes me Juventusin për Joao Cancelo.