Manchester City shumë afër transferimit të yllit të madh?

00:02 | 01 Dhjetor 2020

Manchester City në negociata të avancuara për të transferuar talentin argjentinas.

Manchester City është në negociata të avancuara për të transferuar talentin argjentinas Dario Ariel Sarmiento.

17-vjeçari është duke mahnitur të gjithë me formën që po kalon të skuadra momentale, Estudiantes.

Negociatat e klubit argjentinas me Cityn i ka konfirmuar edhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano.

Oferta e parë e propozuar nga “Qytetarët” ishte 19 milionë euro duke përfshirë edhe bonuset.

City e sheh lojtarin të duhur për të ardhmen, ndërsa nëse arrihet marrëveshja, lojtari do transferohet në qershorin e vitit 2021.

Komento: