Manchester po nënshkruan me yllin e madh

11:58 | 01 February 2019

Edhe ylli tjetër i Manchester Unitedit është afër rinovimit të kontratës me ‘djajtë e kuq’.

Manchester Unitedi mbetet optimist se portieri spanjoll i skuadrës, David de Gea, do ta rinovojë së shpejti kontratën e tij me klubin, vetëm disa orë pas ylli tjetër i skuadrës, Anthony Martial, nënshkroi kontratë të re.

Në nëntor të vitit të kaluar, Manchester Unitedi e aktivizoi opsionin në kontratën e De Geas për ta shtyrë kontratën e tij për edhe një sezon tjetër, duke e mbajtur kështu spanjollin në Old Trafford të paktën deri në vitin 2020, transmeton Gazeta Express.

Negociatat janë ende duke vazhduar mes dy palëve për ta arritur një marrëveshje të re, mirëpo bisedimet, të cilat kishin filluar vitin e kaluar, deri më tani kishin shkuar shumë ngadalë. Por, tani klubi ka filluar t’i intensifikojë bisedimet me spanjollin.

“Klubi është duke punuar me disa lojtarë. Nuk e di se ku jemi me bisedime, mirëpo është deklaratë nga klubi që në duam t’i mbajmë lojtarët tonë më të mirë në skuadër”, ka thënë trajneri Ole Gunnar Solskjaer.

De Gea është përshtatur me jetën në Mançester dhe e ka shijuar mbështetjen që ka marrë nga tifozët e Manchester Unitedit gjatë sezoneve të fundit, përkundër që në vitin 2015 kishte qenë afër largimit nga klubi, për t’iu bashkuar Real Madridit.

Megjithatë, portieri 28-vjeçar është i vetëdijshëm se kjo mund të jetë kontrata e fundit në karrierën e tij me vlerë shumë të lartë dhe për këtë arsye ai kërkon ta paguhet po aq sa Paul Pogba dhe Alexis Sanchezi.

Pasi ishte transferua nga Atletico Madridi në vitin 2011, ai është afër t’i mbushë një dekadë sezonesh me klubin anglez. Kërkesa e tij bëhet edhe më e pranueshme kur kuptohet se ai e ka fituar çmimin për lojtarin më të mirë të klubit katër nga pesë vjetët e fundit.

De Gea u zgjodh lojtari i ndeshjes në fitoren me rezultat 1-0 kundër Tottenhamit, të dielën në Ëembley. Ai tani njihet në botë si njëri ndër portierët më të mirë, mirëpo tani nuk ka shumë klube të interesuara për transferimin e tij, pasi që klubet që e dëshironin atë më parë tanimë kanë bërë shpenzime të mëdha për portierët aktual.

Real Madridi shpenzoi mjaft shumë para për transferimin e Thibaut Courtois nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës, ndërsa besohet se Juventusi e ka të pamundur ta fusë De Gean në listën e lojtarëve për shkaqe financiare, veçanërisht pas transferimit të Cristiano Ronaldos.

Komento: