Manchester ‘tundon’ Juventusin për Dybalan

10:33 | 19 Korrik 2019

Manchester United njoftohet se ka hapur bisedime me qëllim të një marrëveshjeje të mundshme me Juventusin për Paulo Dybala.

United ka qenë prej kohësh i lidhur me Dybalan, por Nicolo Schira i Gazzetta dello Sport thotë se kontaktet e para kanë ndodhur për pak, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, Schira paralajmëron se Juve po kërkojnë ‘të paktën 80 milionë euro’ për argjentinasin, i cili nga ana tjetër do të preferonte të qëndronte.

25-vjeçari deri më tani nuk ka treguar shenja se dëshiron të largohet, por një ofertë mjaft e madhe mund ta tundojë Zonën e Vjetër në arkëtim, veçanërisht nëse Paul Pogba është pjesë e negociatave.

Djajtë e kuq, nga ana e tjetër pëlqejnë mjaftë lojtarin dhe do të përpiqen të transferojnë. /ORAinfo/

Komento: