Manchester United apo Tottenham, në cilën skuadër do të përfundojë Bale?

18:59 | 28 Shkurt 2019

Manchester Unitedi dhe Tottenhami duket se janë dy mundësi për Gareth Bale.

Kështu ka deklaruar Rafael Van der Vaart, ish mesfushori i Tottenhamit, i cili ka luajtur së bashku me Bale në ‘Ëhite Hart Lane’.

Reprezentuesi belg po kalon një nga sezonet më të dobëta te Real Madrid, që nga transferimi i tij në vitin 2013.

“Jam i befasuar pak me atë që po i ndodh Bales në Real Madrid”, ka deklaruar Van der Vart.

“Ai është një lojtar shumë i mirë, ai nuk është Cristiano Ronaldo ose Lionel Messi, ai nuk është i rregullt, luan gjithmonë mirë dhe ka presion më shumë se te Tottenham. Mendoj se ky është një problem për të”.

“Duke kërkuar suksesin në një vend tjetër? Do të ishte zgjidhja më e mirë por mendoj se ai dëshiron të rrijë te Real Madrid dhe të luajë më shumë”.

“Por ekipet si Manchester United dhe Tottenham mund të jenë më të mirat për të, pasi që njerëzit në Angli janë më ndryshe se sa ata në Spanjë”.

Komento: