Manchester United barazon me Leeds

23:08 | 08 Shkurt 2023

Man Utd ndalet me barazim nga Leeds.

Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim 2:2 me Leeds në ndeshjen e mbetur të javës së tetë në Premierligë.

Mysafirët patën epërsi të dyfishtë, por që nuk arritën ta ruanin deri në fund, shkruan Gazeta Express.

Fillimisht, Gnonto kaloi Leedsin në epërsi qysh në minutën e parë të ndeshjes.

Në të 48-tën, Varane shënoi autogol për 0:2.

Manchester United më pas mori ndeshjen tërësisht në kontroll, teksa Rashford ngushtoi epërsinë në minutën e 62-të.

Tetë minuta më vonë, Jadon Sancho shënoi për ta barazuar rezultatin.

Megjithatë, “Djajtë e Kuq” nuk patën forcë për ta përmbysur tërësisht rezultatin, ndonëse rastet nuk munguan.

Me këtë barazim, Manchester United tani shkon në kuotën e 43 pikëve në vendin e tretë, dy më pak se Manchester City që ka një ndeshje më pak të luajtur dhe shtatë më pak se Arsenali që ka dy ndeshje në dorë.

Në anën tjetër, Leeds mbetet i 16-ti me 19 pikë të grumbulluara.

Komento: