Manchester United bën ofertë zyrtare për Cristiano Ronaldo, zbulohen detajet e kontratës

17:05 | 27 Gusht 2021

Po ndodh befasia e vitit.

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes ka marrë ofertën e parë zyrtare nga Manchester Unitedi.

Kjo është konfirmuar nga gazetari Fabrizio Romano.

Ai ka marrë kontratë dy vjeçare, teksa i është bërë edhe oferta zyrtare për Juventusin në vlerë prej 28 milionë euro.

Cristiano Ronaldo po e preferon Manchester Unitedin dhe dëshiron që marrëveshja të përmbyllet sa më parë që të jetë e mundur.

Komento: