Është bërë një transferim i papritur nga skuadra e Manchester Unitedit.
Holandezi është bërë prurja e parë në këtë afat kalimtar për Ole Gunnar Solskjaer në këtë verë. Donny van de Beek ka kaluar nga Ajax në Manchester United në një marrëveshje pesë vjeçare
Mesfushori do të kalojë në OLD Trafford për një shumë rreth 39 milionë euro, plus pesë milionë euro bonuse dhe ka nënshkruar kontratë deri në qershorin e vitit 2025, kurse testet mjekësore i ka kryer të hënën në Holandë.
23 vjeçari do të udhëtojë në Britani pasi ndeshjes se Kombëtarëve të Holandës kundër Polonisë (më 4 shtator) dhe Italisë (më 7 shtator).
Kompletimi i marrëveshjes para këtyre ndeshjeve do të thotë se ai nuk ka nevojë që të vetizolohet për 14 ditë, një gjë që Qeveria Britanike e ka konfirmuar për Transfer Show.
“Nuk di ta shpjegoj këtë mundësi të jashtëzakonshme që ti bashkohem këtij klubi me një histori kaq të bujshme. Dua t’i falënderoj të gjithë në Ajax, jam rritur aty dhe gjithmonë kam pasur lidhje të veçanta me klubin. Tani jam gati për hapin e ri të karrierës sime dhe do të luajë në nivel sa më të lart sepse këtë standard e kërkon Manchester United”, ka thënë de Beek.
“Të gjithë me kanë thënë se atmosfera në Old Trafford është e mahnitshme dhe mezi pres që ta shijojë atë, pasi që tifozët do të jenë të sigurt të vinë dhe të na përcjellin aty”.