Ronaldo drejt largimit nga United në janar, Djajtë e Kuq i caktojnë çmimin e largimit.
Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë në qendër të mediave angleze për sa i përket të ardhmes së tij.
Sulmuesi portugez ishte pranë largimit nga Manchester United gjatë afatit kalimtar veror, por në fund nuk erdhi oferta e duhur.
Djajtë e Kuq nuk e kanë ndërmend ta pengojnë largimin e Ronaldos i cili gjithashtu synon të largohet nga Old Traford.
Tabloidi britanik The Sun ka raportuar se United tanimë i ka caktuar edhe çmimin e largimit pesë herë fituesit të Topit të Artë.
Gjiganti anglez dëshiron që të fitoj 12 milionë euro nga shitja e Ronaldos.
37-vjeçari nuk po preferohet nga trajneri Erik Ten Hag dhe largimi i tij në janar është mëse i mundur.
E ardhmja e Ronaldos mund të jetë në elitën e futbollit amerikan MLS, ku Inter Miami mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me lojtarin.