David De Gea mund të largohet nga Manchester United.
E ardhmja e De Geas duket se po largohet gjithnjë e më shumë nga Mançesteri, transmeton lajmi.
Siç është publikuar nga ‘Sky Germany’, United nuk ka ndërmend të zgjasë kontratën e tyre përtej vitit 2023, pavarësisht se ka një klauzolë në të cilën ata mund të zgjasin marrëdhënien e tyre edhe për një vit pa pasur nevojë të negociojnë.
Ekipi i Ten Hag tashmë do të kërkonte një zëvendësues në treg.