Manchester United del me vendim të ri për Mason Greenwood

15:50 | 14 Shkurt 2023

Mason Greenwood pritet të mungojë për pjesën tjetër të sezonit, pasi Manchester United vazhdon të kryejë një hetim të brendshëm ndaj tij.

Anglezi u arrestua në janar të vitit 2022 dhe u pezullua nga Djajtë e Kuq – pak kohë më vonë pasi ndaj tij u ngritën akuza për përdhunim dhe sulm të dyshuar.

Megjithatë, autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar njoftuan në fillim të këtij muaji se akuzat e mëvonshme ishin hequr pasi dëshmitarët nuk dëshiron të përfshiheshin më në rast.

Pas publikimit të lajmit, United lëshoi një deklaratë të shkurtër ku thuhej: “Manchester United ka marrë vendimin e gjykatës se të gjitha akuzat kundër Mason Greenwood janë hequr”.

“Klubi tani do të kryejë procesin e brendshëm, përpara se të përcaktojë hapat e ardhshëm. Ne nuk do të bëjmë asnjë koment të mëtejshëm derisa ai proces të përfundojë”.

Hetimi i United ndaj 21-vjeçarit, i cili mbetet i pezulluar nga klubi – pritet të vazhdojë edhe për disa muaj të tjerë.

Ndërsa United shpreson të përfundojë hetimin e brendshëm përpara fundit të këtij edicioni dhe kjo do të thotë se Greenwood nuk do të paraqitet në asnjë ndeshje e as të jetë në stërvitje me skuadrën.

Hetimi ka të ngjarë të përfshijë intervista me sulmuesin e ri, për të marrë versionin e tij të asaj që ndodhi, së bashku me përfshirjen e specialistëve për të ekzaminuar gjendjen mendore dhe fizike të 21-vjeçarit.

Komento: