Manchester United dhe Juventusi, në ‘garë’ për yllin e Barcelonës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Manchester United dhe Juventusi, në ‘garë’ për yllin e Barcelonës

08:44 | 27 Janar 2019

Duket se Jordi Alba, do të jetë pa kontratë në fund të sezonit të ardhshëm.

Mbrojtësi i majtë spanjoll është lidhur me një kalim të mundshëm në “Old Trafford” vitin e kaluar, dhe e njëjta gjë po përsëritet edhe këtë sezon.

Por, duket se Jordi Alba ka bërë vendimin e tij për të ardhmen. Ai e dëshiron kontratën e re me Barcelonën dhe po pret dritën e gjelbër nga drejtuesit e klubit.

29 vjeçari ka tetë asistime në La Liga këtë sezon me skuadrën e Barcelonës, të cilët pas 20 xhirove prijnë në tabelë me pesë pikë më shumë se vendi i dytë.

Duke pasur parasysh se nuk ka ofertë për kontratë të re, Manchester United dhe Juventus janë skuadrat që po e monitorojnë situatën e mbrojtësit të majtë.

Komento: