Manchester United dhe Manchester City në garë për yllin e madh

22:30 | 22 May 2020

Manchester United dhe Manchester City futen në garë për yllin e Bundesligës.

Manchester United dhe Manchester City kanë nisur garën për të siguruar mesfushorin e Bayer Leverkusen, Kai Havertz.

Sipas The Sun, 20-vjeçari gjerman ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Europës në këtë sezon, duke shënuar 12 gola, duke përfshirë edhe dy të realizuar të hënën e kaluar kundër Werder Bremen.

Për mesfushorin sulmues interesohen shumë klube të mëdha dhe kësaj liste i është shtuar City, me Pep Guardiola që duket se e pëlqen shumë futbollistin.

Havertz do të jetë një nga lojtarët më të kërkuar në merkaton e verës, me Leverkusen që kërkon rreth 100 milionë euro për kartonin e tij.
Megjithatë, ai mund të shitet për 70 milionë euro për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga coronavirus.

Komento: