Manchester United e ka gati zëvendësuesin e Solskjaer, ja për kë bëhet fjalë

11:54 | 22 Shtator 2019

Duket se Solskjaer së shpejti do të largohet nga Manchester United.

Manchester United ka gati zëvendësuesin për Ole Gunnar Solskjaer, nëse ky i fundit nuk përmirëson rezultatet.

‘Dailymail’ raporton se United po lidhen me Thomas Tuchel, si zëvendësues potencial të Solskjaer.

Edhe pse Solskjaer ka fituar kontratë të re më herët gjatë këtij viti, klubi raportohet të ketë informuar trajnerin e PSG se janë të interesuar për të.

‘Djajtë e kuq’ pozicionohen në vendin e gjashtë në tabelën e Premierligës, me dy fitore, dy barazime dhe një humbje në pesë ndeshjet e para.

Më vonë gjatë kësaj dite United do të luajë ndeshjen e radhës, kundër skuadrës së Ëest Ham.

Komento: