Manchester United e mposht me përmbysje Manchester Cityn

16:02 | 14 Janar 2023

United e mposht me përmbysje Cityn, i bën favor të madh Arsenalit.

Manchester United ka fituar derbin ndaj Manchester Cityt me rikthim sensacional të rezultatit.

Pjesa u mbyll pa gola, kurse 15 minuta pasi nisi e dyta ishte Grealish ai që ia dha epërsinë Cityt.

E, United për tre minuta shënoi dy gola për ta përmbysur rezultatin.

Ishte Bruno Fernandes ai që shënoi në minutën e 78-të i cili e barazoi rezultatin, kurse Rashford shënoi 3 minuta më vonë për t’ia dhënë epërsinë “Djajve të Kuq”.

Me këtë fitore, United hyn në garë për titull, pasi është vetëm një pikë larg Cityt që është në pozitën e dytë dhe gjashtë pikë mbrapa Arsenalit i cili është në vendin e parë por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Komento: