Man Utd po kërkon blerës për Jadon Sanchon
Manchester United po përpiqet të zbusë humbjen prej 73 milionë funtesh për Jadon Sancho, zbulon SunSport.
Erik Ten Hag është i interesuar që anësori 23-vjeçar të largohet nga klubi në janar.
Por, pavarësisht se “punon mirë” për të tentuar të bëjë një lëvizje, United nuk ka gjetur ende një blerës për reprezentuesin anglez.
Ish klubi i Sanchos, Borussia Dortmund ka qenë i lidhur por burimet i kanë thënë SunSport se gjigantët gjermanë nuk janë të interesuar.
Rivalët e tyre të Bundesligës, RB Leipzig kanë shprehur gjithashtu një interes. Por pagat e Sanchos – ai fiton 350,000 £ në javë – besohet se është pengesa kryesore.
Situata po komplikohet më tej nga fakti që Manchester United nuk dëshiron që ai të huazohet në një klub tjetër të Premier League.