Skuadra e Manchester Unitedit është përforcuar me yllin e Bayern Munich.
Manchester United po synon të shtojë konkurrencën në mesfushën e tyre.
Sipas RMC, ‘Djajtë e Kuq’ kanë hapur bisedimet për transferimin e mesfushorit të Bayern Munich, Coretin Tolisso.
Tolisso, nuk është pjesë e projektit të ri që ka nisur Bayern Munich, dhe Manchester United këtë situatë mund ta shfrytëzojë si avantazh në bisedime.
Raportohet se reprezentuesi francez mund t’i kushtojë Manchester United reth 35 milionë euro.
Së bashku me Paul Pogban dhe Bruno Fernandes, Tolisso do të krijonte një treshe emocionuese në mesfushën e skuadrës që drejtohet nga Ole Gunnar Solskjaer.
25 vjeçari Tolisso këtë sezon në Bundesligë është paraqitur në 13 ndeshje, duke shënuar edhe një gol.