Paris Saint Germain është eliminuar nga Liga e Kampionëve, e këtë ia bëri Manchester Unitedi.
Pasi francezët siguruan një epërsi prej dy golave në ndeshjen e parë që ishte luajtur në ‘Old Trafford’, ata u përmbysën në shtëpi, kur u mposhtën 1:3 dhe u eliminuan nga gara më prestigjioze në Evropë.
“Më dhemb shumë. Ndihem njësoj sikur tifozët. Mund të shoh inatin e tyre. Është një ndeshje që mbetet në kokë, por duhet ta harrojmë për pjesën e mbetur të sezonit” ka thënë Kimpembe.
“Ne humbëm përkushtimin që kishim në ndeshjen e parë. Nuk kishte të bënte me eksperiencat e së kaluarës. Ishte një vetë kënaqësi. E morëm këtë ndeshje me shumë lehtësi” ka thënë ndër të tjerash qendër mbrojtësi.
Paris Saint Germain tashmë mbetet vetëm në garat vendore, ku në kampionatin francez është lidere me 17 pikë larg vendit të dytë.