Manchester United fiton trofeun e parë në vitin 2023

19:38 | 26 Shkurt 2023

Manchester United po rikthehet. Djajtë e kuq e kanë fituar trofeun e parë për këtë vit, derisa janë në garë edhe për tri trofe të tjera gjatë këtij sezoni, përfshirë FA Cup, Premier Ligën dhe Ligën e Europës.

Në Carabao Cup ata mposhtën Newcastle me rezultat 2-0. Casemiro (33’) dhe Botman (39’ autogol) shënuan golat e vetëm në finalen e Wembley në Carabao Cup

Manchester United i madh po rikthehet dhe ndeshja e sotme finale kundër Newcastle United e tregon këtë.

Pas disa sezoneve me plot vuajtje, skuadra nga “Old Trafford” di të fitojë në finale dhe ndeshje në gara të tjera dhe ende është në garë që të fitojë edhe tre trofe të tjerë.

Rasti i parë në ndeshje i takoi Newcastle. Allan Saint-Maximin (32’) goditi por ishte De Gea ai që bëri një pritje mahnitëse për t’ia mohuar golin atij.

Një minutë më vonë do të vinte edhe goli i parë në këtë ndeshje.

Luke Shaw bëri një krosim perfekt në zonë e ku më së miri aty u gjend Casemiro që shënoi gol në minutën e 33-të te ndeshjes.

Në minutën e 39-të, Manchester United shënoi edhe një gol. Goditjen e Rashford e devijoi Sven Botman për të shënuar autogol, dhe ky ishte goli i dytë në ndeshje.

Në minutën e katër shtesë të pjesës së parë Weghourst pati mundësi ta shënonte golin e tretë por që nuk e shfrytëzoi këtë mundësi të artë për të.

Rasti i parë në pjesën e dytë rasti i parë ishte ai në minutën e 74-të kur Rashford goditi mirë por Kariues bëri një pritje duke ia mohuar golin atij.

Newcastle ishte afër për ta ngushtuar epërsinë në minutën e 88-të kur Jacup Murphy bëri një goditje të mirë por që përfundoi shumë afër shtyllës së djathtë të portës së United.

Karius shpëtoi një gol të sigurt të Bruno Fernandes në minutën e 3-të shtesë të ndeshjes duke bërë një pritje të mahnitshme dhe lënë rezultatin në 2-0.

Në fund Manchester United fiton dhe dërgon në Old Trafford këtë trofe, që është i pari për këtë sezon.

Komento: