Manchester United futet në garë për Mason Mount

21:37 | 16 Shkurt 2023

Manchester United është duke menduar një goditje shokuese, duke bërë ofertë për yllin e Chelseat, Mason Mount.

Sipas gazetarit të ESPN , James Olley, Man United i është bashkuar rivalëve të Ligës Premier, Liverpoolit dhe Manchester Cityt në luftën për nënshkrimin e Mount.

Ylli i Chelseat nuk po kalon formën të mirë këtë sezon, dhe për rrjedhojë, ai nuk ka arritur të tregojë atë që ka treguar në tre sezonet e mëparshme.

Mount ka shënuar vetëm tre herë dhe ka shtuar vetëm dy asistime në Ligën Premier deri më tani këtë sezon.

Mount mund të kërkojë të largohet nga Stamford Bridge pas mungesës së progresit në një kontratë të re.

Kontrata e Mount në Stamford Bridge skadon në fund të sezonit të ardhshëm.

Komento: