Manchester United “gjen formulën” për transferimin e yllit të Dortmundit

20:42 | 27 May 2020

Skuadra e Manchester Unitedit duket se e ka gjetur formulën për transferimin e yllit të Dortmundit.

Manchester United ka gjetur ‘formulën’ e re për transferimin e Jadon Sanchos nga Borussia Dortmund.

Siç raporton Mundo Deportivo, ‘Djajtë e Kuq’ po shpresojnë të përfshijnë Alexis Sanchezin në marrëveshje me Dortmundin për transferimin e Sanchos në ‘Old Trafford’.

Ylli i Dortmund është prej kohësh i lidhur me një transferim te Manchester United, por klubi anglez tani mund të mos jetë në gjendje të përballojë shumën e kërkuar skuadra gjermane.

Thuhet se Borussia Dortmund po qëndron pas çmimit të saj fillestar prej 115 milionë euro për Sanches.

Dhe këtë çmim, United do të provojë ta ulë duke futur në marrëveshje edhe Sanchez, i cili këtë sezon është i huazuar në Serie A tek Inter.

Komento: