Manchester United vazhdon të ruajë interesimin për Leon Goretzkan.
Klubi anglez është i vetëdijshëm për situatën e pasigurt të gjermanit te Bayern Munichi dhe mund të tentojë të përfitojë nga kjo.
Në fillim të këtij muaji u raportua se me ardhjen e Konrad Laimer, Thomas Tuchel planifikon të përdorë austriakun së bashku me Joshua Kimmich në mesfushë.
Kjo do të thotë se “Bavarezët” do të ishin të hapur për të lejuar Goretzkan që të largohet.
Sipas gazetarit të afërt me kampionët e Gjermanisë, Maximilian Koch, Man United po monitoron situatën e 28-vjeçarit, krahas edhe dy-tri klubeve tjera, emrat e të cilëve nuk u zbuluan.
Ndryshe, Leon Goretzka ka kontratë të vlefshme me Bayernin deri në verën e vitit 2026.