Manchester United – Harry Kane, lajmi i fundit nga Anglia

10:24 | 11 Korrik 2021

Manchester United nuk synon transferimin e Harry Kane.

Klubi anglez Manchester United duket se nuk do të provojë transferimin e sulmuesit Harry Kane.

Sipas ‘Express’, Man Utd nuk janë të interesuar për transferimin e Kane gjatë afatit kalimtar të verës.

‘Djajtë e Kuq’ janë përmendur si një destinacioni i mundëshëm i sulmuesit që po kërkon largimin nga Tottenham Hotspur, por duket se United po shikon alternativa tjera për repartin e sulmit.

Çmimi i 27-vjeçarit në treg vlerësohet të jetë rreth 150 milionë euro, në garë për të nënshkruar me futbollistin mbetet ende Man City por drejtuesit e Tottenham po dëshirojnë ta mbajnë yllin e tyre në ekip me çdo kusht.

Anglezi, sezonin e kaluar zhvilloi 49 paraqitje me ekipin e tij në të gjitha garat, duke realizuar 33 gola dhe 17 asistime.

Komento: