Manchester United heq dorë nga De Ligt, arsyeja e pabesueshme

09:40 | 12 Maj 2019

Lojtari i Ajaxit, De Ligt është një lojtar mjaftë i kërkuar nga skuadra të ndryshme.

Barcelona ka hyrë në fazën përfundimtare të bisedimeve me Ajaxin për qendërmbrojtësin Matthijs de Ligt, ama gjërat do të kishin qenë shumë më ndryshe sikur Manchester Unitedi ta shfrytëzonte mundësinë për ta blerë atë vite më parë.

Shefi i skautëve të Manchester Unitedit, Marcel Bout, ishte ngritur kundër blerjen së holandezit për një arsyeje shumë të çuditshme, ka zbuluar Daily Mirror.

Sipas mediumit britanik, Jose Mourinho, trajneri i atëhershëm i Unitedit, i kishte kërkuar klubit ta blinte De Ligtin, por Bout kishte dalë kundër për shkak se babai i lojtarit kishte qenë mbipeshë.

Bout kishte frikë se De Ligt e kishte trashësinë trashëgimi familjare dhe ai do të shtonte peshë të madhe për një futbollist.

Tani, 19-vjeçari është ndër mbrojtësit më të kërkuar në botë, me shërbimet e tij që kushtojnë të paktën 80 milionë euro.

Barcelona është favorite për ta blerë atë, pasi bisedimet mes klubeve janë duke vazhduar.

Komento: