Manchester United i interesuar për Muriqin, ja ҫfarë shkruajnë mediat angleze

09:52 | 15 Shtator 2019

Skuadrat e mëdha evropiane duket se janë të interesuara për Vedat Muriqin.

Pas paraqitjeve të jashtëzakonshme në sezonin e kaluar dhe fillimit të këtij edicioni, edhe skuadrat më të mëdha në Evropë janë vënë pas Muriqit.

Muriqi po kalon formë të lartë me Fenerbahce, por edhe me kombëtaren e Kosovës. Lojtari u paraqit për 90 minuta në ndeshjen kundër Anglisë, ku arriti të shënonte një gol, dhe duket se aty ka tërhequr edhe vëmendjen e Man United.

‘Express’ nga Anglia shkruan se Solskjaer ka nisur skautët e skuadrës për të parë nga afër lojtarin kosovar.

Sipas të njëjtave burime, Man United synon të përforcojë fazën ofensive qysh në afatin kalimtar të janarit, dhe Muriqi prinë në listën e dëshirave.

Muriqi ka kaluar tek Fenerbahce vetëm gjatë kësaj vere, për 3.1 milionë euro dhe vështirë se do të largohet kaq shpejtë nga gjiganti turk, edhe pse Man United është një nga emrat më të mëdhenj në futbollin evropian.

Komento: