Skuadra e Man Utd ia ka ofruar dy lojtarë Milanit.
Chris Smalling dhe Andreas Pereira i janë bashkuar Romës dhe Lazios këtë verë, por të dy thuhet se i janë ofruar Milanit, para lëvizjes së tyre në ‘Olimpico’.
Sipas ‘Calciomercato’, Manchester United u ka ofruar ‘Rossonerëve’ të dy këta lojtarë.
Smalling ishte i gatshëm të kthehej te Roma, prandaj Paolo Maldini dhe Ricky Massara nuk u përpoqën të nënshkruanin me qendërmbrojtësin me përvojë.
Në qershor, Manchester United gjithashtu i kishte ofruar Milanit Andreas Pereiras.
Një lëvizje e mundshme me obligimin për ta blerë për 27 milionë euro, por Milan tashmë kishte zgjedhur Brahim Diaz në atë pozitë, me spanjollin që erdhi si huazim nga Real Madrid.