Manchester United ia vendos çmimin Pogbas, shifra e papritur

21:13 | 21 Maj 2019

Manchester United vendos çmimin pwr Paul Pogba.

Kush dëshiron të blejë kampionin e botës Paul Pogba, duhet të paguajë 160 milionë euro. Është kjo shuma që Manchester United kërkon për mesfushorin francez.

Lajmin e konfirmon e përditshmja britanike “Star”, që shkruan se “djajtë” mund të nisin një betejë me lojtarin për të most a lënë të lirë.

Për Paul Pogba janë interesuar Real Madrid dhe Juventus, por përballë kësaj shume të dyja skuadrat mund të stepen dhe të tërhiqen. Pogba ka një kontratë deri në vitin 2021 me Manchester United, ekip me të cilin luan që prej tri sezonesh (135 ndeshje dhe 31 gola në total), transmeton telesport.

Muajt e fundit është përfolur për një largim të francezit, që nuk ndihet i lumtur në Manchester. Trajneri Solskjaer është gati t’i japë shiritin e kapitenit për ta bindur të qëndrojë. Gjithsesi, Pogba duket se ka të tjera plane, ndaj United ka vendosur të ngrejë çmimin për ta mbajtur.

Komento: