Manchester United interesohet për Dybalan, ky është skenari

11:57 | 11 Shkurt 2023

United interesohet për Dybalan, argjentinasi ka një klauzolë shumë të vogël largimi nga Roma.

Paulo Dybala është duke shkëlqyer në vitin e tij të parë me fanellën e Romës.

Sulmuesi argjentinas ka dhuruar paraqitje fantastike, përkundër se ka humbur disa ndeshje shkaku i lëndimeve të pësuara.

Në 20 ndeshje zyrtare, Dybala ka realizuar 10 gola e ka asistuar në shtatë të tjerë në të gjitha garat.

Por përkundër se ai ndihet mirë në Romë, Dybala mund të largohet në fund të sezonit pasi ka një klauzolë vetëm prej 12 milionë eurove për skuadrat jashtë Italisë.

Manchester United ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit argjentinas, i cili mund të joshet nga ideja për të luajtur në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq do të mundohen ta bindin futbollistin për tu transferuar në Old Traford, pasi të paguhet klauzola e tij nuk është asnjë problem.

Nga ana tjetër Roma po mundohet t’i vazhdoj kontratën yllit të tyre duke i ofruar një pagë edhe më të lartë dhe t’ia heq klauzolën e largimit.

Komento: