Manchester United kalon një hap para, mposht me lehtësi Watfordin

17:15 | 23 Shkurt 2020

Man Utd ka mposhtur me lehtësi Watfordin.

Manchester United ka hedhur një hap të rëndësishëm në luftën për pozitat që të dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

Djajtë e Kuq kanë mposhtur në ‘Teatrin e Ëndrrave’ me rezultat të pastërt 3:0 Watfordin.

Skuadra e Solskajer kaloi në epërsi në fundin e pjesës së parë, kur transferi i ri Bruno Fernandes (42′) realizoi nga pika e bardhë.

Në gjysmën e dytë, mysafirët barazuan rezultatin por u anulua për shkak të prekjes me dorë.

Kjo ndryshoi gjithçka, me vendasit që shënuan edhe dy gola të tjerë përmes Anthony Martial (58′) dhe Mason Greenëood (75′).

United ngjitet në vendin e pestë me 41 pikë, teksa ëatford në pozitën e 19 tubon 24 pikë.

Komento: