Manchester United kompleton transferimin e yllit të madh

16:24 | 11 Gusht 2019

Skuadra e Manchester Unitedit duket se e ka kompletuar transferimin e madh.

Manchester United ka konfirmuar ardhjen e talentit të Monacos, Hannibal Mejbri, si një nga talentët adoleshentë që do të vazhdojnë zhvillimin e tyre në akademinë e klubit.

Mejbri, 16 vjeç, ka një reputacion në rritje falë shfaqjeve të tij për Monacon në Uefa Youth League.

Ai ka përfaqësuar Francën U16 dhe gjithashtu mund të luaj në të ardhmen për Tunizinë, për të cilin ai ka të drejtë përmes babait të tij.

Por pas një dështimi me ata që janë përgjegjës në klubin e Principatës ai do të vazhdojë karrierën e tij me United, që raportohet se do të paguajë 10 milionë euro për shërbimet e të riut.

“United ka arritur një marrëveshje me Monacon që Hannibal Mejbri të bashkohet me klubin që i nënshtrohet miratimit të FIFA-s”, shkruan ‘Djajtë e Kuq’ në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të klubit.

Komento: