Manchester United – Mandzukic, lajm bombë nga Anglia

10:59 | 08 Gusht 2019

Mario Mandzukic mund të largohet nga Juventu.

Sot është dita e fundit e merkatos në Premierligë dhe mundësia e fundit për ndonjë lëvizje të mundshme.

Manchester United është vënë në lëvizje për të transferuar sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic.

Pasi Lukaku ka kaluar te Interi skuadra angleze ka nevojë për një sulmues.

Sipas SKY Sport dy skuadrat janë duke biseduar dhe marrëveshja duhet të kryhet brenda pak orëve.

Një alternativë tjetër e Manchesterit është sulmuesi i Athletic Bilbaos, Inaki Ëilliams i cili në sezonin e fundit shënoi 12 gola në 38 ndeshje.

Komento: