Manchester United me ofertë të papritur për yllin e Juventusit

18:36 | 06 Maj 2019

Duket se skuadra e Manchester Unitedit po përgatitet për një transferim të ri.

‘Djajtë e kuq’ kanë si pikë kryesore përforcimin në fazën defensive të skuadrës, me disa emra në listën e dëshirave.

Një nga emrat e fundit që po përmendet se dëshirohet nga United është ai i Joao Cancelos, i cili luan me Juventus.

Sipas ‘Tuttomercatoëeb’ United janë të vendosur ta transferojnë lojtarin, madje për të do të ofrojnë dhe shërbimet e Matteo Darmian, transmeton lajmi.

Raportimet nga Italia bëjnë të ditur se 50 milionë do të jenë të pamjaftueshme për shërbimet e tij, andaj do të nevojitet edhe Darmian.

Drejtuesit e ‘djajve të kuq’ thuhet se gjatë ditëve të ardhshme do të takohen me agjentin e Cancelo, Jorge Mendes.

Në anën tjetër, Darmian është pëlqyer qe një kohë të gjatë nga ‘Biankonerët’ dhe lojtari me shumë gjasë ka luajtur sezonin e fundit në ‘Old Trafford’.

Komento: