Manchester United me statistika të zeza, po shkon drejt rekordeve negative

13:46 | 09 Nëntor 2023

Gjiganti anglez Manchester United po kalon në një periudhë të vështirë sa i përket rezultateve

.

“Djajtë e Kuq” mbrëmë pësuan humbje shokuese nga Copenhagen në Danimarkë në Ligën e Kampionëve, me rezultat 4:3.

Me këtë disfatë, Djajtë e Kuq i bie t’i kenë humbur nëntë nga 17 ndeshjet hapëse të stinorit në kuadër të të gjitha garave.

Një gjë e tillë nuk i kishte ndodhur gjigantit anglez që nga stinori 1973-1974, e që kishte qenë stinori i fundit kur ata kishin rënë nga liga.

United drejtohet nga trajneri holandez Erik Ten Hag.

Komento: