Manchester United po synon ta përforcojë repartin e mesfushës në afatin kalimtar të janarit.
Djajtë e Kuq duan një mesfushor shkatërrues dhe tanimë kanë gjetur atë që po kërkojnë.
Drejtuesit e gjigantit anglez kanë kontaktuar klubin gjerman Borussia Moenchegladbach për mesfushorin Denis Zakaria.
Mesfushori zviceran ka pasur një sezon jashtëzakonisht të mirë dhe ka zgjuar interesimin e Manchester United.
Por klubi gjerman Gladbach e vlerëson jashtëzakonisht shumë yllin e saj dhe kërkon së paku 50 milionë euro për ta lënë të lirë.
Megjithatë United nuk do ta ketë aspak të lehtë afrimin e lojtarit, pasi për të interesim ka shprehur edhe Bayern Munich në Bundesliga.
Gjithsesi lojtari dëshiron një aventurë jashtë Gjermanisë dhe Djajtë e Kuq janë skuadra favorite për të nënshkruar me të.