Manchester United merr vendim për të ardhmen e Pogbas

20:59 | 13 Korrik 2019

Duket se Pogba do të jetë edhe për një sezon në skuadrën e Manchester United madje po konsiderohet edhe si një mundësi për t’u bërë kapiten i skuadrës.

Trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë se Pogba mund të jetë lojtari që do të bart shiritin e kapitenit në sezonin e ardhshëm.

Emri i francezit është i lidhur ngushtë me një largim nga ‘Old Trafford’, me Juventus dhe Real Madrid si destinacione të mundshme.

Megjithatë, Solskjaer, i pyetur nëse Pogba mund të jetë kapiteni i skuadrës në sezonin tjetër, është përgjigjur shumë thjeshtë: “Po”, transmeton lajmi.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e mesfushorit francez, i cili lidhet me një largim të mundshëm tash e dy merkato.

Komento: