Manchester United merr vendim shokues për Pogban

11:58 | 18 Dhjetor 2019

Paul Pogba ka marrë një lajm të keq nga ‘Djajt e Kuq’.

Manchester Unitedi raportohet se do t’u rezistojë tundimeve për t’i ndarë rrugët me Paul Pogban gjatë afatit kalimtar të janarit, edhe nëse transferimin e kërkon vetë mesfushori francez.

Mesfushori francez Paul Pogba nuk ka luajtur në 19 ndeshje të Manchester Unitedit këtë sezon për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës, megjithatë ai është ende pjesë e skuadrës së klubit anglez.

Lojtari që po kërkohet nga Real Madridi dhe Juventusi e dëshiron largimin nga Old Traffordi, sipas të përditshmes spanjolle AS, qysh në afatin kalimtar të janarit, pasi që këtë transferim e kishte kërkuar edhe gjatë verës, para se të fillonte sezoni actual, përcjell ezpress.

Megjithatë, Djajtë e kuq janë përgatitur për t’i rezistuar çfarëdo ofertë që mund t’iu vijë për mesfushorin francez kur të hapet afati kalimtar i janarit.

Unitedi ia bllokon rrugën e largimit Pogbas

Pesë muaj pasi agjenti Mino Raiola e konfirmoi dëshirën e klientit të tij për t’u larguar nga klubi, Manchester Unitedi duket i sigurt në përkushtimin e vet për ta mbajtur yllin francez në skuadrën e vet.

26-vjeçari dështoi ta sigurojë largimin nga Manchester Unitedi gjatë afatit kalimtar të verës së këtij viti dhe klubi anglez do të sigurohet që të njëjtin rezultat ta kenë edhe tentimet e këtij janari të ish-mesfushorit të Juventusit.

Pogba nuk ka luajtur për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer që nga shtatori, për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës dhe ai do të mungojë në përballjen e së mërkurës kundër Colchester Unitedit në Carabao Cup, pasi që është sëmurë.

Edhe liderja e La Ligës Barcelona dhe kampioni në fuqi i Serisë A Juventusit, ku Pogba i kishte kaluar katër sezone, kanë qenë të përfolur për një transferim të Pogbas, mirëpo trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e dëshiron transferimin e francezit më së shumti.

Komento: