Manchester United merr vendimin e papritur, largon nëntë lojtarë

19:30 | 25 Qershor 2020

Manchester Unitedi ka larguar nëntë lojtarë.

Manchester United kanë konfirmuar se do largojnë nëntë lojtarë të akademisë, pasi kontratat e tyre të skadojnë në javën tjetër.

Demetri Mitchell, Cameron Borthëick-Jackson, Ethan Hamilton, Dion McGhee, Largie Ramazani, George Tanner, Aidan Barloë, Kieran O’Hara dhe Alex Fojticek, nuk do të marrin kontrata të reja nga ‘Djajtë e Kuq’, kështu që do të largohen nga 30 qershori.

Lojtarëve të larguar, iu është ofruar mbështetje nga Manchester United, dhe janë ftuar që të stërviten përsëri në ‘Carrington’, për të ruajtur formën e tyre, e po ashtu ‘Djajtë e Kuq’ do t’u ndihmojnë në përpjekjet për gjetjen e klubeve të reja.

Në anën tjetër, asnjë lojtar nën moshën 19 vjeçare nuk është larguar nga akademia e Unitedit, pasi klubi nuk ka pasur dëshirë t’i lërë lojtarët të largohen gjatë periudhës aktuale me COVID-19.

Komento: