Manchester United në telashe, ja ҫfarë thotë trajneri i skuadrës

10:01 | 21 Prill 2019

Duket se skuadra e Manchester Unitedit po përballet me disa probleme.

Punët për Ole Gunnar Solskjaer nuk po ecin ashtu si në fillimin e tij në stolin e Manchester United.

Pas një serie të mirë, tashmë skuadra e udhëhequr nga norvegjezi ka parë vetën jashtë Ligës së Kampionëve, si dhe jashtë top katërshes së Premierligës.

Para ardhjes së Solskjaer në krye të stolit të ‘djajve të kuq’, situata ishte akoma më keq, por pas rezultateve të mira, pritshmëritë u rritën.

Gjithsesi, ritmi i fillimit nuk arriti të mbahej nga norvegjezi dhe ky i fundit e ka pranuar së fundmi se rindërtimi i skuadrës do të marrë disa vite.

“Ne planifikojmë të jemi në top katërshe, ne planifikojmë të luajmë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe ne duam lojtarë që na mbajnë të atë ligë dhe na ngritin në tabelë” ka thënë Solskjaer.

“Por ne e dimë se do të jetë pakëz e vështirë. Duhet të shkojmë hap pas hapi” ka thënë tutje norvegjezi.

“Lojtarë të rinj do të vijnë gjatë verës, por nuk besoj se do të jenë gjashtë të tillë. Nuk mendoj se ndonjë trajner do të kërkonte kaq lojtarë. Ne duam të rindërtojmë skuadrën, por duhet të jetë graduale, jo vetëm në një merkato” ka thënë ndër të tjerash Solskjaer.

Ole Gunnar Solskjaer tashmë pas eliminimit nga Barcelona në Ligën e Kampionëve do të përgatitet për ndeshjen kundër Everton.

Këtë ndeshje ‘djajtë e kuq’ e luajnë sot, në ‘Goodison Park’, me fillim nga ora 14:30.

Komento: