Anthony Martial do të qëndrojë të Manchester United deri në vitin 2020.
Manchester Unitedi ka shfrytëzuar opsionin për zgjatej për një vit të kontratës për francezin Anthony Martial.
23-vjeçari ka kontratë aktuale deri në këtë verë, por sipas raportimeve me vendimin e ri do të jetë në Old Trafford deri më 2020.
Unitedi raportohet se do të veprojë njëjtë edhe me David De Gean.
Përfaqësuesit e Martialit janë në diskutime për një marrëveshje tjetër me Unitedin për të zgjatur edhe më shumë qëndrimin në Angli.
Unitedi transferoi Martialin nga Monaco më 2015.