Manchester United – Neymar, ky është lajmi i fundit

09:39 | 25 Prill 2023

Man Utd po e monitoron situatën e Neymarit.

Neymar Jr mund të largohet nga Paris Saint-Germaini në afatin kalimtar të verës.

Sulmuesi brazilian ndërkohë qe një kohë po pëlqehet nga klubet angleze, mbi të gjitha nga Chelsea.

Por tash, në garë për ish-futbollistin e Santosit dhe të Barcelonës është futur edhe Manchester United.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “Foot Mercato”, përcjell “Gazeta Express”.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, “Djajtë e Kuq” janë duke e vëzhguar me kujdes situatën e përfaqësuesit brazilian dhe po mendojnë ta shfrytëzojnë rastin për ta transferuar atë në “Old Trafford”.

Eksperienca e Neymarit në Paris është përshkuar me rënie dhe me ngritje, përfshirë këtu lëndimet, forma e zbehtë, por edhe forma optimale e shfaqur kohë pas kohe, por pa vazhdimësi.

Komento: