Manchester United nis festën, ylli i madh kthehet nga lëndimi

15:29 | 04 Mars 2020

Paul Pogba është pranë rikthimit në stërvitje te Manchester United.

Trajneri i ‘Djajve të Kuq’, Ole Gunnar Solskjaer, ka konfirmuar se mesfushori francez do të rikthehet në stërvitje në skuadrën e parë javën e ardhshme.

Pogba nuk ka luajtur për Manchester United që nga ‘Boxing Day’, kur kishte pësuar një lëndim jo të lehtë.

26 vjeçari që ka bërë vetëm tetë paraqitje në total për Manchester Unitedin këtë sezon, ka kaluar shumë kohë në Dubai dhe SHBA, në pjesën e rehabilitimit të tij.

Pushimi i zgjatur i Pogbas ka ardhur mes shumë spekulimeve për të ardhmen e tij, ku raportohet për një largim nga ‘Old Trafford’ gjatë verës.

Pogba te Manchester United është transferuar në vitin 2016 nga Juventus, për 105 milionë euro.

Komento: