Manchester United po e kërkon me ngulm lojtarin e njohur.
Manchester United thuhet se është ende i etur për nënshkrimin e yllit të akademisë së Barcelonës, Ansu Fati, në dritaren e ardhshme të transferimeve.
Sipas një raporti nga ‘Mundo Deportivo’ ‘Djajtë e Kuq’ më parë panë një ofertë me vlerë rreth 150 milionë euro të refuzuar nga Barcelona, por janë kthyer sërish për të riun.
Klubi do të përballet me konkurrencë nga klube si Tottenham, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain.
Kujtojmë që spanjolli ka kontratë me ‘Blaugrana’ deri në qershor të vitit 2027.