Manchester United po e transferon ‘bishën’ e sulmit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Manchester United po e transferon ‘bishën’ e sulmit

12:18 | 25 Maj 2019

Moussa Dembele pritet të largohet nga Lyon gjatë afatit kalimtar të verës.

Skuadra e Manchester Unitedit i ka bërë ofertë zyrtare Lyonit për sulmuesin Moussa Dembele.

Sajti “goal. com” ka raportuar se Manchesteri për transferimin e Dembeles gjatë verës i ka ofruar ekipit francez 40 milionë euro dëmshpërblim.

Dembele pëlqehet shumë nga trajneri i Manchesterit, Ole-Gunnar Solsksjaer, që e sheh si përforcim të duhur për edicionin e ardhshëm. Dembele 22-vjeçar ka shkëlqyer këtë edicion te Lyoni, pasi ka shënuar 15 gola në 32 paraqitje në Ligue 1.

Ai ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2023, kurse verën e shkuar u transferua nga Celticu për 22 milionë euro. Dembele karrierë ka bërë edhe te Fulhami.

Komento: